RMV, Rritja e çmimit të energjisë elektrike, temë e takimit mes kryetarëve të LSM-së dhe KRRE-së

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, Marko Bislimoski sot patën takim për të diskutuar pasojat që do të dalin nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike te kategoria më e prekshme e popullatës, punonjës që pranojnë paga minimale, pensionistët dhe kategori të tjera të rrezikuara të cilët do të ndjejnë drejtpërdrejt këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike, transmeton MIA.

Dimovski dhe Bislimoski, siç thuhet në kumtesën e LSM-së, diskutuan nevojën për të shtuar masë të përkohshme që do të nënkuptojë zgjerimin e fushës së personave që do të hyjnë në grup për subvencionimin e llogarive, përfshirë qytetarët që goditen drejtpërdrejt ekonomikisht nga kriza shëndetësore, për shembull, ata qytetarë që kanë mbetur pa të ardhura, pa punë, rrogat e tyre u ulën dhe të tjera.

Siç theksohet, të dy apeluan që kompanitë të dalin me llogaritje të reja për çmimin e energjisë elektrike, ndërsa Komisioni Rregullator, nëse merr llogaritjet e reja për uljen e çmimit do të marrë vendim të ri për ta ulur atë.

“Nëse çmimi i energjisë elektrike nuk zvogëlohet, u diskutua që qeveria e re në kohën më të shkurtër të mundshme e nevojshme është që të gjitha kategoritë e prekura të qytetarëve dhe familjet të cilët sipas të dhënave do të preken më së shumti nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për të subvencionuar përqindjen të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. U diskutua edhe nevoja për të ulur TVSH-në si masë për të kapërcyer diferencën e çmimeve nga rritja e çmimit të energjisë elektrike”, thuhet në kumtesë.

Dimovski dhe Bislimoski diskutuan gjithashtu për nënshkrimin e Memorandumit në mes KRE-së dhe LSM-së dhe në periudhën e ardhshme KRRE-ja para marrjes së vendimeve që do të ndikojnë shumë në buxhetin e punëtorëve dhe provave për të diskutuar dhe marrë parasysh argumentet e të gjitha palëve, përfshirë edhe punëtorët.

Dimovski theksoi se nëse kompanitë nuk bëjnë korrigjime të çmimeve dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk tërhiqet është e nevojshme që të rriten të gjitha pagat dhe pensionet të paktën në shumën e rritur të kostove të jetesës.

Ndyrshe, mijëra banorë në Tetovë javën e kaluar dolën sërish për të shprehur revoltën e tyre pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë, vendosi të shtrenjtojë çmimin e rrymës elektrike për 7,42%. Protesta njëkohësisht u zhvilluan edhe në qytetet tjera të vendit, ndërsa në Kumanovë u zhvilluan prej orës 14:00.

Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar.

Pas rritjes së çmimit, OJQ-të dhe Sindikatat kanë reaguar, të e cilin e quajnë skandaloz dhe kërkojnë që i njëjti të tërhiqet menjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button