Mbetet mësimi online, Qeveria drejt finalizimit të opsioneve në Kosovë

Kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se sot bashkë me zëvendëskryeministrat, kanë diskutuar me ministrin e Arsimit, Likaj dhe bashkëpunëtorët e tij për fillimin e vitit shkollor. Ministri Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim me komunat, SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe akterët e tjerë, është duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shtator.

Hoti tha se komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre.

Sipas tij, mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv, ndërsa janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet.

Po ashtu, do të ndërmerret një fushatë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë.

Hoti gjithashtu theksoi se mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësimin online, si dhe po punohet që të kemi listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës.

Edhe Inspeksioni i arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave.

Ndryshe, Elizabeta Naumovska, zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka vlerësuar se për shkak të mosfunksionalizimit të Kuvendit dhe pamundësisë që të miratohen ndryshime ligjore, qoftë për mësim online apo edhe shkurtim të orës mësimore, presim që viti shkollor të fillojë kah mesi i shtatorit.

Ligji për arsimin fillor, neni 50 sqaron se “Viti shkollor në shkollë fillore, sipas rregullit, fillon më 1 shtator, ndërsa përfundon më 31 gusht vitin e ardhshëm”. Pikërisht ky Ligj në lidhje me kohëzgjatjen e orës mësimore, në nenin 51 shkruan: “Ora mësimore zgjat 40 minuta”.

Arbër Ademi, ministri i MASH-it më herët ka sqaruar se si rezultat i bisedimeve ndërmjet Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe MASH-it është përpiluar propozimi është që mësimi në vitin e ri shkollor të zhvillohet në distancë, gjegjësisht onlajn, por me dy propozime.

“Propozimi i parë është prezencë fizike për nxënësit nga klasa e pare deri në klasë të tretë. Propozimi i dytë është që në ato shkolla ku ka numër të vogël nxënësish dhe ku mund të respektohen protokollet për prezencë fizike dhe mund të organizohet procesi arsimor, me atë që të mos rrezikohet shëndeti, atje do të organizohet procesi arsimor me distancë fizike”, deklaroi Ademi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë javës në seancën e 80-të miratoi Planin e Ministrisë së arsimit dhe shkencës për zhvillimin e procesit arsimor gjatë vitit shkollor 2020/2021. Edhe pse u paralajmërua se më 10 gusht do të finalizohen protokollet për fillim të vitit shkollor 2020/2021 në kushte të pandemisë, akoma nuk është vendosur asgjë.

Në këtë moment zgjidhja optimale është që të vazhdohet me mësimin onlajn. Zgjidhja optimale është që në vend të parë ta vendosim pandeminë dhe ta mbrojmë shëndetin e fëmijëve tanë dhe të rriturve. , vlerësoi kryetarja e Odës së Psikologëve në RMV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button