The Park Festival do të mbahet edhe sivjet në Gostivar

Në muajin shtator në parkun e Gostivarit planifikohet të mbahet festivali i muzikës The Park Festival, transmeton Portalb.mk.

“The Park Festival është festival muzikor qe per here te dyte do te mbahet ne parkun e qytetit ne Gostivar. Ky edicion është i parapare te mbahet ne datat 3,4,5,6 shtator ne Gostivar”, njoftojnë nga ekipi i festivalit.

Si paralajmërojnë nga ekipi organizativ, në këtë festival pritet të marrin pjesë artist dhe grupe si: Tuna & Band, Shpat Deda & Band, Magical Orchestra, Dzijan Emin, Flooder, Nokaut, Igor Dzambazov, Jansky, Fix dhe Redon Robi.

Në ditën e parë (3 shtator), përveç Tunës dhe Shpat Dedës, programin pritet ta plotësojnë: Enia Rashidi, Lina Demiri, Magic Show dhe Idance Studio.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button