Zhbogar në 30 ditët e fundit të mandatit të tij, çdo ditë do të publikojë nga një fotografi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar, në profilin zyrtar të Tuiterit dje rikujtoi se edhe 31 ditë do të largohet nga vendi pasi që i mbaron detyra. Ai tha se është i ngazëllyer që po kthehet në shtëpi, por edhe i mbushur me emocione për shkak të kohës që e ka kaluar në këtë vend. Maqedonisë së Veriut do t’ia japë lamtumirën me 30 fotografi, çdo ditë nga një, me të cilat do t’i paraqet kujtimet e viteve të kaluar këtu, njofton Portalb.mk.

“Për 31 ditë e lëshoj Maqedoninë e Veriut. Jam i ngazëllyer që kthehem në shtëpi, por edhe i vërshuar nga me emocione për kohën që e lë mbrapa meje. Me numërimin e 30 sllajdeve do të kthehem në kujtimet e 4 viteve të fundit 1/30”, shkruajti ai.

Ndryshe, Dejvid Ger, është kandidati i nominuar për shef të ri të delegacionit të BE-së në RMV, nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian Zhozep Borel.

Ger për momentin është në krye të Sektorit për politikë të sanksioneve në EEAS.

Zhbogar e kryen funksionin e euroambasadorit në vend nga 1 shtatori i vitit 2016, ndërsa ka ardhur në vendin e shefit të atëhershëm të delegacionit Aivo Orav.

Borel mes emërimeve tjera për euroambasadorë në rajon i nominoi edhe Tomash Sunjog për shef të delegacionit të BE-së në Kosovë, Oana Kristina Pola për euroambasadore në Mal të Zi, si dhe Nikollaus Mejer Landrut për  shef të delegacionit të BE-së në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button