Bastisje në Gjermaninë perëndimore për shkak të dyshimit për pastrim parash dhe evazion fiskal

Qindra policë kanë kryer bastisje në orët e hershme të mëngjesit në bare, çajtore dhe kazino ilegale në Gjermaninë perëndimore me ç’rast janë sekuestruar 34.000 euro, 19 makina slot dhe duhan, lajmëroi DPA, transmeton MIA.

Njëmbëdhjetë dyqane janë mbyllur për shkak të shkeljes së masave kundër koronavirusit.

Askush nuk është arrestuar, por bastisjet janë të lidhur me dyshim për pastrim parash dhe evazion fiskal.

Herbert Rojl, ministër i Punëve të Brendshme i provincës gjermane RajnaVestfalia Verore, ku kanë ndodhur më shumë bastisje, tha se aksionet e policisë janë sinjal i rëndësishëm që tregon se shteti zbaton strategji për zero tolerancë kundër krimit.

Bastisje janë kryer në qytetet Esen, Bohum, Herne, Viten, Gelzenkirhen, Dortmund, Vupertal dhe në qarkun Metman.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button