Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë në shtator, tri marrëveshjet e rëndësishme që do të nënshkruhen

Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë edhe këtë vit traditën e mbledhjeve të përbashkëta ndërmjet dy qeverive ku edhe do të nënshkruhen marrëveshje të reja si dhe do të diskutohet për avancimin e zbatimit të marrëveshje të kaluara, transmeton ATSH.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, gjatë një interviste për median në Kosovë ka deklaruar se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive pritet të mbahet në pjesën e dytë të muajit shtator.

Ajo deklaroi se në këtë mbledhje do të nënshkruhet tri marrëveshje të “mëdha”.

“Ne kemi filluar me takime të cilat do ta organizojnë mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy Qeverive, e cila pritet të mbahet në pjesën e dytë të shtatorit. Javën e kaluar kam pasur takim me këshillin organizativ,  jemi në punë e sipër për t’u koordinuar mes dy qeverive për marrëveshjet e radhës”, theksoi zv.kryeministrja e Kosovës.

“Janë tri marrëveshje më të mëdha do t’i quaja, e para është Dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe Hidrocentrali që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë për Kosovën”, nënvizoi ajo.

Balaj-Halimaj ka folur edhe për marrëveshjet e nënshkruar vite më parë si dhe zbatimin e tyre. Ajo u shpreh se ka pajtueshmëri mes dy palëve që të shtyhen përpara marrëveshjet e arritura, e të cilat kanë ngecur në zbatim.

Sipas saj, në takimin e ardhshëm do të ketë edhe plotësim të disa marrëveshjeve të kaluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button