Ndërroi jetë vëllai i presidentit amerikan Donald Trump

Robert Trump (72), vëllai i vogël i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ndërroi jetë në një spital të New Yorkut ku edhe po trajtohej, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim lidhur me vdekjen e të vëllait, Trump tha: “Me një pikëllim të madh dua të theksoj se vëllai im i mrekullueshëm Robert ndërroi jetë në paqe këtë mbrëmbje. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, por në të njëjtën kohë ishte shoku im më i mirë. Do të na mungosh shumë, por një ditë do të ritakohemi sërish”.

Robert Trump i cili njihet për mbështetjen e dhënë ndaj Trumpit, prej një kohe po trajtohej për shkak të një sëmundjeje të padeklaruar në opinionin publik. Trump vizitoi dje vëllain e tij i cili ishte shtruar në spitalin New York-Presbyterian në Manhattan pak kohë më parë.

Ndërkohë zyrtarët ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë lidhur me arsyen e saktë të vdekjes së Robert Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button