Greqia braktis refugjatët në det, masa drastike për reduktimin e azilkërkuesve

Gjatë muajve të ndalim qarkullimit për shkak të pandemisë së Covid19, qeveria greke ka dëbuar në mënyrë sekrete mbi njëmijë refugjatë, duke i shtyrë ata drejt kufirit detar pranë Turqisë. Siç raporton gazeta Nju Jork Tajms, refugjatët janë braktisur në mes të detit nëpër gomone, që shpesh herë kanë qenë të tejmbushura, transmeton OraNews.

Qeveria greke ka dëbuar në mënyrë sekrete mbi njëmijë refugjatë nga kufijtë europianë muajit e fundit, duke i shtyrë drejt kufirit detar pranë Turqisë. Siç raporton gazeta Nju Jork Tajms, refugjatët janë braktisur në mes të detit nëpër gomone, që shpesh herë kanë qenë edhe të tejmbushura.

Që prej marsit të paktën 1,072 azilkërkues janë braktisur në mes të detit nga zyrtarët grekë në 31 episode të veçuara dëbimi, sipas burimeve të gazetës Nju Jork Tajms, vrojtuesve të pavarur të të drejtave të imigrantëve dhe refugjatëve, dy akademikëve dhe Rojës Bregdetare të Turqisë. Gazeta thotë se ka intervistuar të mbijetuar si dhe ka parë materiale fotografike dhe video.

Të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, dëbimet janë veprimi më i drejtpërdrejtë i disa vendeve europiane për të penguar migracionin e paligjshëm.

Qeveria greke mohon të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar.

“Autoritet greke nuk përfshihen në veprimtari klandestine. Greqia e ka provuar kur vjen puna për zbatimin e ligjit ndërkombëtar, konventave dhe protokolleve. Këtu përfshihet edhe trajtimi i refugjatëve dhe imigrantëve,” tha zëdhënësi i qeverisë helene Stelios Petsas.

Më parë Greqia ka pasur një sjellë shumë mirëkuptuese ndaj refugjatëve dhe imigrantëve, por për shkak të braktisjes nga pjesa tjetër e vendeve të BE-së, frustrimi është rritur së tepërmi, sidomos në ishujt kufitarë ku refugjatët dhe imigrantët përplasen fillimisht.

Çështja e refugjatëve është kryer edhe në një mollë sherri me Turqinë. Qeveria greke shpesh herë e ka akuzuar Ankaranë për shantazh dhe nxitjen e qëllimshme të refugjatëve sirianë për të kaluar nga Turqia në Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button