Violinisti autodidakt dhe kultura rome

Një ditë e re, një mundësi më shumë për të bërë muzikë dhe për të ruajtur kulturën, transmeton Koha.net.

Jo larg qendrës së qytetit të Prizrenit jeton familja Veshalli. Më i vogli, 17 vjeçari, Saber, para 5 vitesh u njoftua për të parën herë me violinën.

Rrëfimet e muzikantëve autodidakt janë më të rralla. I tillë është ai i Saberit. I lindur në një familje muzikantësh ai tregon sesi këtë instrument e mësoi në shtëpi…me pak ndihmë nga babai.

I vetëdijshëm që po trashëgon një pasuri kulturore, jo vetëm familjare, por të të gjithë komunitetit, Saberi është i vendosur ta çojë përpara këtë profesion. Siç thotë ai, do të bëhet profesionist e legjendë e violinës.

Jeta e tyre është mozaik sfidash, por muzika gjithmonë u ka sjellë hare.

Pjesë e pandashme e kulturës rome është dhuntia për të interpretuar tinguj. E muzika është shkëndijë shprese në sytë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button