fbpx

Kosova publikoi statistikat ditore për Kovid-19

Nëntë viktima e 145 raste të reja janë shënuar me COVID-19 në Kosovë, bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës – IKSHPK, transmeton Koha.net.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se numri total i rasteve pozitive është 11.275 nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.

Derisa janë shëruar edhe 144 pacientë, me numrin e përgjithshëm të të shëruarve që shkon në gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Deçan, Fushë Kosovë, Han i Elezit, Rahovec dhe Shtime.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close