DAP paralajmëroi shfrytëzuesit e aplikacionit “TVSH-ja Ime” që ishin klient të bankës “Eurostandard”

Drejtoria e të ardhurave (hyrave) publike (DAP) informoi ish-klientët e bankës “Eurostandard” që të realizojnë ndryshimet e nevojshme për të shfrytëzuar mjetet e lojës shpërblyese “TVSH-ja ime”, transmeton Portalb.mk.

“DAP apelon deri te qytetarët që shfrytëzojnë aplikacionin “TVSH-ja Ime” dhe e kanë të vendosur xhirollogarinë nga Eurostandard Banka, të kryejnë ndryshimin duke vendosur xhirollogari të vlefshme, me qëllim që të kryhet pagesa e mjeteve nga kthimi i TVSH-së për personat fizik”, deklarojnë nga DAP.

DAP sqaroi se xhirollogaria mund të ndryshojë në aplikacionin “TVSH-ja Ime”, te hapësira “profil”, për të vazhduar te pjesa e xhirollogarisë ku duhet të vendoset xhirollogaria e re. Këto ndryshime duhet të konfirmohen me vendosjen e passwordit që shfrytëzohet te e-tatimi personal për të shtyp në fund kutin “ruaj”.

DAP sqaroi gjithashtu se kjo procedurë duhet të kryhet edhe nga qytetarët tjerë që kanë vendosur xhirollogari të gabuar në aplikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button