RMV, Heat Check – Kam arritur deri një milion parapagues duke përpunuar video filmime në dhomën ku bëj gjumë

“What’s up everybody, my name is Stefan and this is Heat Check, let’s get into it”. Me këtë fjali, Stefani nga Aerodromi i nisë YouTube videot e tij të dedikuara për NBA basketbollin. Pasioni i tij për ligën më të njohur të basketbollit në botë është shndërruar në video për këtë tematikë dhe sot kjo është puna e tij e vetme, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Stefan Nanev është pronar i YouTube kanalit Heat Check, ku në anglisht regjistron dhe publikon video kushtuar Asociacionit Kombëtar të Basketbollit të SHBA. Kanali i tij është një nga 5 kanalet më të njohura në YouTube dhe ka më shumë se 432 mijë ndjekës, njerëz nga e gjithë bota, të cilët ndajnë të njëjtën dashuri dhe interes për NBA.

“Jam shumë i lumtur që mund të them se shikimi i basketbollit në NBA dhe incizimi i videove në atë temë është puna ime e vetme, megjithëse kjo është më shumë kënaqësi për mua”, tha Stefan në një intervistë për Meta.mk.

Ai e ndjek NBA-në që kur ka filluar të dinte për veten dhe zgjohet sipas zonës së kohës amerikane për më shumë se një dekadë. Pasi kishte kuptuar që nuk mund ta gjente veten në studimet e ekonomisë, ai u përqendrua në shikimin e tutorialeve, mësim të video redaktimeve dhe punës në internet.

Historia e Heat Check fillon në Gusht 2017. Secili donë kur mëson diçka të re, thotë ai, kështu që shikuesit kanë përqafuar këtë lloj të videove dhe kanali ka filluar të rritet me shpejtësi.

“Pas nëntë vitesh duke punuar në video për klientët, unë desha një sfidë të re – të krijoja për vete në vend se për të tjerët. NBA ishte tema e përsosur për këtë. Kështu lindi Heat Check. Në fillim bëja video të llojeve të ndryshme: lajme për ligën, kompilacione të lëvizjeve të lojtarëve dhe të ngjashme. Por mbi të gjitha, më pëlqejnë videot analitike ku unë shpjegoj se çfarë saktësisht po ndodh në fushë, me ndihmën e shënimeve dhe vizatimeve në ekran. Diçka e ngjashme me atë që bëjnë trajnerët në tabelat e tyre gjatë tajm-autit. Ishte një mënyrë e bukur për mua për të depërtuar më thellë në basketboll dhe në të njëjtën kohë t’ia përafroj dhe shpjegoj lojën tifozit mesatar të basketbollit,” thotë Nanev.

“Unë i kthej mendimet e mia në një video dhe disa njerëzve u pëlqen atë që kam për ta thënë dhe ata më shikojnë”, thotë Stefani.

Po ashtu e sqaron emrin e kanalit, i cili gjithashtu buron nga fusha e basketbollit.

“Kur mendoja për emrin, u përkujtova në ndjenjën më të mirë për mua kur luaj basketboll. Dhe kjo është adrenalina dhe vetëbesimi pas disa goditjeve me radhë. Ne në fushë themi ‘po më shkon’ dhe pas dy ose tre koshave bëjmë ndonjë gjuajtje të palogjikshme ose shut të vështirë rëndë. NBA zhargoni për këtë është heat check, ku lojtari kontrollon sa është i nxehtë dora e tij me secilën gjuajtje të radhës. Definitivisht ndjenja më e bukur”, thotë Nanev.

Për të arritur deri te videoja si produkt përfundimtar, ai së pari fillon me mbledhjen e informacioneve, rishikim të statistikave dhe videove që do të analizohen. Shënon gjithçka që vëren në një lloj skenari për videon dhe thotë se kjo është pjesa më e gjatë, por edhe më e rëndësishmja në të gjithë procesin e bërjes së videos cilësore. Pas tre vjet pune vetëm, ai kohët e fundit ka vendosur të lëshohet në kërkim të bashkëpunëtorëve.

Shumica e videove të publikuara zgjasin mesatarisht rreth katër minuta, por prodhimi i një video të tillë zgjat nga gjashtë në dhjetë orë. Në to, ai flet në anglisht, e kjo, pohon ai, e hap mundësinë që videot të arrijnë deri te audiencë më e gjerë, deri te njerëz në mbarë botën. Ai shton se është i kënaqur me të ardhurat nga kanali YouTube.

“Videot shikohen në SHBA, por për habinë e të gjithëve, i njëjti numër shikimesh vjen nga Filipinet, ku njerëzit janë fanatikë të mahnitshëm kur bëhet fjalë për NBA. Edhe pse parapaguesit janë në një farë mënyre tregues për madhësinë dhe rëndësinë e ndonjë kanali, nuk fitohet nga ai numër, por nga vetë shikimet e videos. Më saktësisht nga reklamat në ato video. Jam i lumtur që po fitoj mjaftueshëm, që puna tjetër të mos më merr kohë dhe të mund t’i përkushtohem plotësisht pasionit tim. “Për mua, kjo është gjithçka që kam nevojë,” shtoi Nanev.

Në pyetjen nëse krijimi i videove me cilësi kërkon ndonjë investim financiar më serioz për pajisjet e regjistrimit, ai tha se shumë më e rëndësishme se pajisjet është tregimi që tregohet në video.

“Nëse ajo që thoni ju prek shikuesin, është shumë më e vlefshme se çdo kamerë ose mikrofon. Çdo ditë hasi në video me miliona shikime të regjistruara me celular. Pajisjet janë aktualizuar me kalimin e kohës në përputhje me buxhetin. “Personalisht, si tifoz i madh i teknologjisë dhe të ashtuquajturat gaxhete, unë kurrë nuk e kam parë këtë si një goditje financiare ose një investim serioz dhe me kënaqësi shumë nga fitimet e mia i riinvestoj në pajisje të reja,” shpjegon Stefan.

Ai bashkëpunon me krijues të tjerë të ngjashëm dhe deri më tani ka qenë mysafir në kanalet e basketbollit në disa YouTubers në SHBA dhe Filipine. Ai këshillon të rinjtë që po mendojnë të krijojnë përmbajtje për një audiencë të jashtme që të fillojnë menjëherë dhe të mos mendojnë fare.

“Kam harxhuar kohë relativisht të gjatë nga dëshira, deri te fillimi. Pavarësisht përparimin tim në platformë, shpesh pyes veten se sa larg do të isha nëse do të filloja menjëherë. Mos e bëni atë gabim! Mos hezitoni dhe mos tregohuni të rreptë për nivelin e anglishtes tuaj – gjithçka do t’ju vijë në kohë. E përmenda tashmë që pajisjet nuk kanë fare me rëndësi, as lokacioni. Unë kam arritur pothuajse gjysmë milioni parapagues duke bërë video nga dhoma ku fle”m, këshillon Stefan.

Ai thotë se gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të gjejnë diçka që e duan dhe që do të bënin falas.

“Atëherë të gjitha netët pa gjumë dhe e gjithë puna nuk do të jetë problem për ju, ndërsa rritja dhe fitimet në YouTube do të vijnë shpejt”, përfundon Nanev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button