Njeriu…

Gjëja që njeriun e bënë të veçantë është sinqeriteti dhe thjeshtësia. Ngase ai që është i sinqertë vepron me të gjithë njësoj pa bërë asnjë dallim. Por e vepron çdo herë atë që e bënë të ndjehet mirë dhe të lumtur.

Por për fat të keq sot jetojmë në një kohë kur njeriu i sinqertë çdo herë dëmtohet, kur i sinqeriti, çdo herë zihet nga të tjerët për budalla. Ngase ky nuk din që të manipulojë, nuk din si të veprojë me të tjerët me dyftyrësi dhe hipokrizi. Mu për këtë arsye në ditët e sotme njeriun e sinqertë askush nuk e vlerëson!

Shpesh herë ndalem dhe mendoj për njeriun, sinqeritetin dhe hipokrizinë e tij.

Kur në ditët e sotme kemi shumë njerëz që para syve të çdo njërit prej nesh shiten të besueshëm, të sinqertë betohen se nuk do na tradhëtojnë por do të qëndrojnë afër nesh. Kur secili prej nesh kemi nevojë për këta njerëz që na premtuan që do gjenden afër nesh çdo herë që do të kemi nevojë por këta nuk i gjejmë dot. Për fat të keq këta janë hipokritat të cilët edhe pse betohen, dhe premtojnë në fund për këta as premtimi po as betimi nuk vlejnë ngase i kanë haruar se çka kanë premtuar.

Ky lloj i njeriut është i mësuar kështu të jeton dhe të vepron. Ngase për këta kjo është një lloj ushqimi që këta i kënaq!

Sot kemi shum njerëz me nga dy fytyra, ata për t’ia arritur qëllimeve të tyre janë në gjendje të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm ata të jenë të kënaqur. Atyre nuk ju intereson aspak pse të tjerët i tradhëtojnë, pse të tjerët dëmtohen, për këta vetëm vetja e tyre është e rëndësishme dhe interesat e tyre. Këta njerëz janë hipokritat më të mëdhenjë që mund të ekzistojnë ose që mund të na rrethojnë çdo njërin prej nesh.

Edhe pse zemrat e hipokritave janë të mbushura me xhelozi, mllef dhe me smirë ata prap se prap dalin dhe tregohen aktorë të shkëlqyer në rolin e tyre. Ngase ata bëjnë çmos që çdo herë ta luajnë rolin e të “mirit,dhe të sinqertit”, ngase këta çdo herë mendojnë se si të jenë mbi të gjithë. Këta kur të flasin të gjithë ti ndëgjojnë dhe këta të jenë çdo herë të parët që do veprojnë.

Nëse kthehemi përsëri tek njerëzit e sinqertë do të shohim se ata çdo veprim të tyrin e mendojnë, çdo fjalë që e nxjerin nga goja e tyre e mendojnë që mos ti lëndojnë të tjerët ngase po e lëndove tjetrin asgjë nuk ke bërë. Zemrat e të sinqertëve janë të mbushura me edukim, mirsjellje të mir, me dashuri ngase kjo është ajo që e bën të veçant njeriun e sinqertë.

Një ditë fytyra e vërtetë e hipokritit del në shesh atëherë të gjithë largohen nga ai por ajo që duhet të jetë më e rëndësishme tek njeriu në jetë çdo herë ai duhet që ta ruajë dinjitetin, sinqeritetin dhe modestinë e tij.

Këtë artikull po e përfundoj me fjalët e profetit Muhamedit alejhi selam paqja dhe mëshira e Zotit qoft mbi të.
AI cili thotë : “Katër cilësi kush i ka është hipokrit i pastër, e kush e ka vetëm një cilësi ai ka një cilësi të hipokrizisë derisa të braktisë atë: kur t’i lihet një gjë në besë e tradhton, kur flet gënjen, kur premton mashtron dhe kur kacafytet pëlcet.” (Buhariu).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button