MPB: Një 43-vjeçar nga Tetova është arrestuar për djegien e dy automjeteve të EVN-së

Policia e Tetovës njofton se është arrestuar një person nën dyshimin se i ka djegur dy automjetet e EVN-Maqedoni mbrëmë në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Nga Policia thonë se bëhet fjalë për një 43-vjeçar nga Tetova. Ai është arrestuar në rrugën “Lenin” në afërsi të një prej dy vendeve ku ka ndodhur zjarri.

“Zyrtarët policor nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria K.O. (43) nga Tetova, për shkak të dyshimin se në periudhën 00:40 deri në 01:10 në rrugën “Ivo Ribar Lolal” Tetovë me lëndë djegëse ka shkaktuar zjarr në automjet Dacia Daster, me targa të Shkupit dhe një automjet Nisan, me targa të Shkupit, të dy në pronësi të EVN-së, të cilat tërësisht janë djegur. Gjithashtu, zjarri e ka përfshirë edhe një automjet tjetër privat me targa të Tetovës”, thonë nga SPB Tetovë.

K.O. është arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të dorëzohet padi përkatëse.

“Pas mesnate një numër i madh i qytetarëve kanë lajmëruar se ka vetura të djegura, Kemi intervenuar në veturat e djegura në rrugën “Ivo Ribar Llola” dhe në kompleksin e ndërtesave Bllok 70. Pas një intervenimi të shkurtër kemi arritur të lokalizojmë zjarrin”, tha Uka Aliti, komandant i ekipit të zjarrfikësve në rajonin e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button