Nga nesër Mali i Zi do të lejojë hyrjen e qytetarëve të Ballkanit në këtë shtet

Mali i Zi prej nesër do t’i hapë kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës, deklaroi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha, shkruan MIA.

Mënyrat për hyrje në vend duhet t’i përcaktojë sot në mbledhjen e Trupit Koordinator Kombëtar.

“Për hyrje në Mal të Zi sipas gjitha gjasave do të nevojitet test negativ PCR ose test serologjik ELESA”, deklaroi Mugosha në emisionin e programit të mëngjesit në televizionin “Vijesti”.

Sipas tij, vendimi për hapjen e kufijve është sjellë me kërkesë të bashkësisë së turizmit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button