Lëvizja Vetëvendosje do të hapë zyrë në Maqedoninë e Veriut

Nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Fejsbuk njoftuan se hapet zyrë e partisë në Maqedoninë e Veriut. Ata njoftojnë se kryetari i partisë Albin Kurti dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, kanë bashkëbiseduar në platformën Zoom me delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV nga Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Sot, më 13 gusht, kur shënojmë 108 vjetorin e Hasan Prishtinës në Shkup dhe 19 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! (LVV), Albin Kurti, së bashku me anëtarin e kryesisë dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bashkëbiseduan në platformën Zoom me delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV nga Maqedoninë e Veriut, thuhet në njoftimin në Fejsbuk.

Foto nga Facebook
Kurti e Konjufca njoftuan për zhvillimet në Kosovë, e pastaj u diskutua për situatën aktuale politike në Maqedoni të Veriut, dhe mundësitë e sfidat e iniciativës së LVV për Qendrën e re të VETËVENDOSJE!-s atje.
“Në këtë kohë pandemie kur lëvizjet fizike janë të kufizuara e tubimet publike të pamundësuara, përmes komunikimit dhe bashkëpunimit online po e tretim distancën”, theksohet në postimin nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button