U deklarua presidenti Pendarovski pas takimit me Mickoskin

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut pas takimit të zhvilluar me Hristian Mickoskin, kryetarin dhe kandidatin për kryeministër nga radhët e VMRO-DPMNE-së, e ka arsyetuar mandatimin e Zoran Zaevit për kryeministër, transmeton Portalb.mk.

“Presidenti Pendarovski theksoi se në bazë të dispozitave Kushtetuese, por edhe në bazë të konsultimeve me jurist eminent, afati për mandatim filloi të rrjedhë nga dita e verifikimit të mandateve për 120-të deputetët, duke theksuar se sipas Kushtetutës, në atë periudhë është i detyruar ta dorëzojë mandatit te kandidati i partisë ose partive që e kanë fituar shumicën në Kuvend, ose te ai i cili e dëshmon se është duke biseduar me më shumë parti politike për sigurimin e shumicës”, deklarojnë nga Presidenca.

Në komunikatë arsyetohet ndarja e mandatit gjithashtu duke u bazuar në nenin 90 të Kushtetueses.

“Presidenti është i detyruar ta jep mandatin, gjegjësisht, ajo nuk është opsion, ajo patjetër duhet të bëhet, sipas nenit 90 nga Kushtetuta, që thotë se Presidenti është i detyruar ta jep mandatin”, deklarojnë nga Presidenca.

Pendarovski raportoi se përveç Zoran Zaevit, asnjë lider tjetër nuk ka informuar se mund të krijon shumicë parlamentare.

“Pendarovski sqaroi se nëse në 20 ditët e ardhshme, Zoran Zaev nuk arrin të formojë shumicë parlamentare, atëherë mandati do t’i dorëzohet Hristijan Mickoskit“, njoftojnë nga Presidenca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button