fbpx

Argjentina dhe Meksika do të prodhojnë vaksinën kundër COVID-19

Presidenti argjentinas, Alberto Fernandez, ka deklaruar se Argjentina dhe Meksika për pjesën më të madhe të Amerikës Latine do të prodhojnë vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga gjiganti farmaceutik AstraZeneca me Universitetin Oxford, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Prodhimi i Amerikës Latine do të trajtohet në Argjentinë dhe Meksikë dhe kjo do të lejojë qasje efikase dhe në kohë për të gjitha vendet e rajonit. Shpresojmë të jemi në gjendje të fillojmë procesin e prodhimit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Fernandez.

Ata fillimisht do të prodhojnë 150 deri në 250 milionë doza të vaksinës për të furnizuar të gjithë Amerikën Latine, përveç Brazilit, i cili tashmë ka hyrë në një marrëveshje të veçantë në muajin qershor për të prodhuar vaksinën për vendin e tyre.

Ministri meksikan i Punëve të Jashtme, Marcelo Ebrard, në Tëitter njoftoi se marrëveshja ishte shtyrë nga Fernandez dhe presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, si dhe falënderoi Fondacionin CarlosSlim, i cili po financon prdhimin.

Ndërkohë, rastet e koronavirusit dhe të viktimave vazhdojnë të rriten në vendet e prekura në Amerikën Latine, veçanërisht në Brazil, Meksikë, Peru dhe tani edhe Kolumbia dhe Argjentina janë ndër kombet më të prekura.

Maria Aparecida Firmo Ferreira, gjyshja e Zonjës së Parë të Brazilit Michelle Bolsonaro, dje vdiq nga COVID-19. Ferreira, e cila ishte 80-vjeçe, u shtrua në spital më 1 korrik pasi u diagnostikua me virusin.

Brazili është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi pas SHBA-ve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close