“Pushimet verore në kohë pandemie”, ja çfarë mendojnë të rinjtë e qyteteve të ndryshme të RMV

Të rinjtë me mendime të ndara në temën “Pushimet verore në kohë pandemie”. Portalb.mk ka pyetur studentë të qyteteve të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, se çfarë mendimi kanë ata për këtë temë, a janë pro apo kundër. Ky është mendimi i studentëve që vijnë nga qyteti i Strugës, Kërçovës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit dhe Kumanovës.

Punuar nga gazetarja e Portalb, Aroma Aliti 

Studentja nga Struga, Shpresa D.
Studentja nga Struga, Shpresa D.

A keni qenë ose a mendoni të shkoni diku për pushimet verore?
Këtë verë nuk kam qenë dhe as që mendoj të shkoj diku për pushime, arsyeja dihet, shkaku i gjendjes në të cilën ndodhemi. Frika se mos sëmurem si dhe frika me e madhe mos sëmuren e me pas ju ndodh diçka pjesëtarëve të familjes time më ka ndaluar dëshirën për të bërë pushime.

A jeni pro apo kundër pushimeve verore në këtë kohë pandemie që ndodhemi tash?
Të gjithë ne duhet të jemi të vetëdijshëm se në çfarë situate jemi, nëse jemi të vetëdijshëm atëherë e kuptojmë që pushimet në këtë kohe pandemie janë rrezik i marrë përsipër me dëshirë. Pra, unë jam kundër pushimeve verore dhe jam pro kujdesit që duhet të kemi e tregojmë për veten dhe të tjerët për të arritur që vitin tjetër ti bëjmë pushimet verore të qeta dhe pa
frikë.

Studenti nga Kërçova, Lirim M.
Studenti nga Kërçova, Lirim M.

A keni qenë ose a mendoni të shkoni diku për pushimet verore? Nuk kam qenë  në pushime verore akoma. Mendoj që mos të bëj pushime verore 7-10 ditore, veç shfrytëzimin e vikendeve për shkak të situatës momentale.

A jeni pro apo kundër pushimeve verore në këtë kohë pandemie që ndodhemi tash?
Jam pro pushimeve por, me reduktim ditësh dhe jo si tjera vite me nga 10 ditë për dy arsye. Që të ketë kontakte minimale me persona tjerë, si dhe për shkaqe financiare duke pasur parasysh situatën dhe keqpërdorimi i vendeve turistike në rritjen e çmimeve mbi normalen.

Studentja nga Gostivari, Artina Q.
Studentja nga Gostivari, Artina Q.

A keni qenë ose a mendoni të shkoni diku për pushimet verore?Pavarsisht pandemisë shumica e njerëzve nuk i kanë ndaluar pushimet verore. Disa miq te mi thonin se do të gjejmë zgjidhje të mençura për këto pushime. Edhe pse do të jenë pak më ndryshe por, me më shumë masa higjienike apo distancë sociale ishin optimist se do të gjenin një alternativë. Unë nuk kam qenë dhe nuk mendoj që këtë vit të shkoj diku për pushime verore.

A jeni pro apo kundër pushimeve verore në këtë kohë pandemie që ndodhemi tash?
Jam kundër pushimeve verore në kohë pandemie, se kështu nuk i respektojmë masat mbrojtëse dhe çdo ditë e më shumë ritet numri i te infektuarve me Covid-19.

Studenti nga Tetova, Arben H.
Studenti nga Tetova, Arben H.

A keni qenë ose a mendoni të shkoni diku për pushimet verore?
Jo, unë nuk kam qenë diku për pushime, në kohë sa më të shpejtë shpresoj të shkoj, çdokush nga ne ka nevojë për tu relaksuar tani.
A jeni pro apo kundër pushimeve verore në këtë kohë pandemie që ndodhemi tash?
Unë jam pro pushimeve verore, nëse e marrim në pikëpamjen e Covid-19, edhe neper qytete kafenetë janë te mbushura çdo ditë me njerëz të moshave të ndryshme veçanërisht te rinjtë, aty mund të infektohesh pavarësisht a je në pushime, në det apo jo. Derisa rrezet e diellit janë të nevojshme për ta luftuar këtë virus, mendoj se kjo nuk përbën asnjë lloj problemi. Besoj që pushimet verore japin freski, argëtim dhe rreze dielli. Shumë njerëz do te ndjejnë një çlodhje, si fizike ashtu edhe psigjike, duke marrë parasysh faktin se për të gjithë kjo situatë ka qenë e vështirë.

Studentja nga Shkupi, Blerta Z.
Studentja nga Shkupi, Blerta Z.

A keni qenë ose a mendoni të shkoni diku për pushimet verore?
Po kam qenë në pushime verore në kohë pandemie në Shqipëri.

A jeni pro apo kundër pushimeve verore në këtë kohë pandemie që ndodhemi tash?
Ta them të drejtën unë njëherë isha në dilema që të shkohet në pushim në këtë situatë që ndodhemi. Por, tani që isha, jam pro për të shkuar në pushime verore por, duhet të kemi kujdes duke i respektuar rregullat që janë të parapara. Mendoj që Inspektorati Shtetëror dhe Policia e Shtetit duhet më tepër të monitorojnë, pa pushim, respektimin e protokolleve anti-covid. Frika nga përhapja e infektimit të njerëzve ekziston dhe një masë të madhe kishte ndalur pushuesit nga karantimi dyjavor. Pra, jam pro,  që të shkohet në pushime verore por e ceki edhe njëherë patjetër të respektohet distanca, higjiena, kontakti me njerëz dhe masa të  tjera që janë të parapara.

Studentja nga Kumanova, Linda I.
Studentja nga Kumanova, Linda I.

A keni qenë ose a mendoni të shkoni diku për pushimet verore?
Po kam qenë në pushime, në Shqipëri.

A jeni pro apo kundër pushimeve verore në këtë kohë pandemie që ndodhemi tash?

Me thënë të drejtën nuk jam kundër, shkaku që po të ishte shumë e rrezikshme do ta kishin ndaluar ose do të ishte së paku e kufizuar. Unë për vete nuk kam pasur asnjë lloj pengese, gjithçka ka qenë si gjithmonë, vetëm se nuk ka pasur shumë turistë.

Ndërkaq, tema e njëjtë u shtjellua edhe në faqen e Portalbinstagram, ku 69% e njerëzve ishin pro pushimeve verore dhe 31% kundër.

Pro apo kundër pushimeve verore?
Përgjigjet e të anketuarve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button