Xhaferi ka nip, sot nuk ka vazhdim të seancës konstitutive

Në Kuvend sot nuk do të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të përbërjes së re parlamentare të paralajmëruar dje nga kryetari Talat Xhaferi.

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit informojnë se kryesuesi i seancës konstituive për shkaqe objektive familjare, nuk do ta caktojë sot vazhdimin e seancës dhe se kur do të kenë informacion shtesë rreth seancës do të informojnë. Në profilin e tij në Fesjbuk, ai njoftoi mbrëmë se ka nip nga vajza.

Xhaferi dje deklaroi se i ka udhëzuar shërbimet parlamentare që të përgatisin vazhdim të seancës konstitutive, por seanca nuk u paralajmërua në ueb faqen e Kuvendit. Ai tha se pasi presidenti Stevo Pendarovski ia jep mandatin Zoran Zaevit për të formuar qeveri, do të thotë që lideri i LSDM-së e ka shumicën. Ai tashmë i ka njoftuar koordinatorët e partive në Parlament për këtë.

Talat Xhaferi mbrëmë në profilin e tij në Fesjbuk publikoi se ka nip nga vajza.

“Jemi të bekuar dhe shumë të lumtur pas lajmit se vajza Besjana e solli në botë nipin tonë, Frashërin! Të dy janë mirë, neve na mbetet të gëzohemi për momentet e bukura”, ka shkruar Xhaferi në FB.

Urime për nipin mori edhe nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, i cili sot në mesditë duhet ta marrë mandatin për përbërje të Qeverisë  nga shefi i shtetit Stevo Pendarovski.

Talat Xhaferi dje tha se u ka dhënë obligime zyrtarëve kuvendor, por sot të përgatisin vazhdim të seancës konstituive dhe zgjedhje të kryetarit të shtëpisë ligjdhënëse. Tha se,  sapo presidenti Stevo Pendarovski t’ia ndajë mandatin  Zoran Zaevit për formim të Qeverisë, do të thotë se lideri i LSDM-së ka shumicë.

Për këtë ai tashmë i ka informuar edhe koordinuesit e partive në Parlament.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button