fbpx

Kosovë, u prezantua fushata “Së bashku kundër COVID-19”

Grupi “Vullnetarët #COVID-19” në Kosovë së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë – 12 Gushtin, kanë prezantuar fushatën “Së bashku kundër COVID-19”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë ngjarje ku përpos ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, ka marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të dy ministrat bashkë me përfaqësues rinor të Kosovës si dhe të rinj vullnetarë u kanë shpërndarë në sheshet e Prishtinës qytetarëve maska, bluza si dhe fletushka me mesazhe vetëdijesuese për COVID-19.

Bluzat e shpërndara nga ta, kanë bartur mesazhin “më mirë me maskë se sa me oksigjenoterapi”, ndërsa po kështu në fletushkë janë dhënë informacione mbi rëndësinë e distancës, përdorimin e maskës e dezinfektimin.

Ministrja Dumoshi në fjalën e saj, tha se Ministria e Kulturës ka përkrahur vazhdimisht projektet e të rinjve edhe pse vendi ndodhet në situatë të vështirë ekonomike në përballje me pandeminë.

“Ne si ministri u kemi qëndruar shumë afër (të rinjve), ku i kemi përkrahur në të gjitha projektet të cilat janë parashtruar. Deri më tani kemi përkrahur shumë projekte me një shumë të konsiderueshme me diku 820 mijë euro”, tha Dumoshi e cila shtoi se ka iniciuar ndryshime ligjore me anë të së cilës vullnetarëve do t’u njihet përvoja me ligj.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se me aktivitetin e sotëm të rinjtë e Kosovës, po tregojnë përkushtim dhe kulturën se si duhet të menaxhohet situata me pandeminë.

“Kjo ditë besoj që në kushte normale do të kishte organizime të tjera, të cilat do të bënin që të gjithëve të ndihemi të rinj, të kthehemi në kohët më të mira dhe të organizmit të aktiviteteve rinore. Por, nëse të gjithë së bashku kështu me një kulturë dhe edukatë por mbi të gjitha me një disiplinë i respektojmë masat atëherë shumë ma lehtë do ta kemi edhe menaxhimin dhe fitoren në luftën ndaj COVID-19”, është shprehur Zemaj.

Fushata “Së bashku kundër COVID-19” synon të rrisë vetëdijen për nevojën e vazhdimit të respektimit të masave anti-COVID nga ana e qytetarëve, duke ndikuar drejtpërdrejtë në parandalimin e rritjes së rasteve të të infektuarve me këtë virus.

Fushata ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë të rinjve, duke marrë për bazë që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sot të rinjtë janë shkaktarët kryesor të shpërndarjes së virusit në saje të mosrespektimit të mjaftueshëm të rekomandimeve tashmë të njohura për të gjithë.

Kosovë deri tani janë regjistruar gjithsej 10.590 persona të konfirmuar me koronavirus, ku 354 prej tyre kanë vdekur dhe 6.248 janë shëruar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close