fbpx

Një lojtar i Barcelonës pozitiv ndaj COVID-19

Një lojtar i ekipit spanjoll Barcelona është testuar pozitiv për COVID-19, u njoftua sot, raporton Anadolu Agency (AA).

”Pas kryerjes së testit të PCR-së këtë të martë pasdite mbi një grup prej nëntë lojtarësh për shkak të fillimit të parasezonit sot, njëri prej tyre është testuar pozitiv për COVID-19”, bëri të ditur klubi në faqen e tyre të internetit.

Lojtari i infektuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është karantinuar në shtëpinë e tij, thuhet në komunikatën.

Barca të premten do të ndeshet me Bayern Munich në ndeshjen çerekfinale të UEFA Ligën e Kampionëve në Lisbonë.

Ekipi spanjoll tha se lojtari nuk ka qenë në kontakt me asnjë nga anëtarët e ekipit senior të planifikuar për të udhëtuar në Portugali për këtë ndeshje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close