Turqia do t’i rihapë shkollat më 21 shtator

Turqia do t’i rihapë shkollat më 21 shtator me masat e duhura kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha ministri i Arsimit i vendit, Ziya Selçuk, raporton Anadolu Agency (AA). 

Selçuk tha në një konferencë për shtyp se nxënësit do të kthehen në shkolla gradualisht dhe në faza.

Viti i ri shkollor do të fillojë në mbarë vendin më 31 gusht me klasa të mbajtura nga distanca.

Ndërkaq, shkollat private mund të fillojnë procesin arsimor në internet nga 17 gushti.

Shkollat në gjithë vendin u mbyllën në mes të marsit, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button