VMRO-DPMNE: Falimentimi i bankës Eurostandard është goditje serioze

VMRO-DPMNE falimentimin e bankës Eurostandard e vlerësoi si një dështim tjetër të madh të qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Falimentimi i bankës Eurostandard përfaqëson edhe një dështim të madh të qeverisë aktuale dhe një goditje serioze në sektorin bankar dhe financiar”, vlerësojnë nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE vlerësoi se ky dështim gjithashtu do të godet edhe biznesin dhe mbi 35 mijë pensionist dhe rreth 20 mijë përfitues të ndihmës sociale.

“Fakt i pamohuar është se gjithë kjo do të shkaktojë jostabilitet në sektorin bankar”, deklarojnë nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, Anita Angelovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar se do të ndjekin procedurat drejt falimentimin të bankës Eurostandard, duke sqaruar se 99.4 e klientëve do të kompensohen me gjithë shumën e kursyer.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button