U nënshkrua marrëveshja ndërmjet Elvis Naçit dhe ministrit Ahmetaj për ndërtimin e 168 banesave

Qeveria shqiptare këtë të mërkurë ka firmosur marrëveshjen me Fondacionin Firdeus me përfaqësues Elvis Naçin, për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, transmeton ABC.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në postimin e tij në Facebook, shkruan se janë 9 milionë e 50 mijë euro donacione nga “Shqiptarët për shqiptarët” nga kjo marrëveshje.

Ndër të tjera ai thekson se qeveria ka shtuar 5.7 milionë dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondacionin Firdeus, një tjetër gur i rëndësishëm në themel të rindërtimit.

9 milionë e 50 mijë euro donacione nga shqiptarët për shqiptarët, do të shkojnë për rindërtimin e 168 banesave individuale në Thumanë, e në varësi të nevojës, edhe në njësi të tjera brenda zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë qeveria ka avancuar 5.7 milion dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë dhe përgatitjen e terrenit për rindërtimin e banesave, ku shumë shpejt Firdeus do të fillojë të hedhë themelet e para”, shkruan Ahmetaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button