fbpx

Zoran Zaev e mori mandatin nga Stevo Pendarovski për formimin e qeverisë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e mori mandatin për formimin e Qeverisë nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, njofton Portalb.mk.

Në fjalimin përpara vilës presidenciale, Zaev tha se sipas të gjitha gjasave, përpara se të kalojë afati ligjor prej 20 ditëve, vendi do të ketë qeveri efikase, e cila do ta vazhdojë rrugën e vërtetë – drejt BE-së, e cila do ta zhvillojë konceptin “një shoqëri për të gjithë”, e liruar nga nacionalizmit dhe paragjykimet etnike.

Stevo Pendarovski - Zoran Zaev
Stevo Pendarovski – Zoran Zaev

“Kam nderin dhe përgjegjësin se si udhëheqës i LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” sot nga presidenti Pendarovski e mora mandatin për formimin e qeverisë së evropiane, demokratike dhe përgjegjëse me institucione të cilat edhe më mirë do t’u shërbejnë qytetarëve. Nga ky moment, në afat prej 20 ditëve kemi detyrë që ta krijojmë programin dhe kuadrin që do t’u shërbejnë qytetarëve”, theksoi Zaev.

Stevo Pendarovski - Zoran Zaev
Stevo Pendarovski – Zoran Zaev

Sipas tij, Maqedonia e Veriut do të fitojë Qeveria e cila do të vazhdojë në drejtimin e qartë – BE, prosperitet dhe stabilitet afatgjat. Qeveria do të ketë, kuadër kualitativ, përgjegjës dhe llogaridhënës, a prioritet do të jetë ekonomia, lufta me krimin dhe korrupsionin, por edhe pastrimi i gjyqësorit.

“Programi qeveritar do të jetë në pjesën më të madhe i përkushtuar në ekonomi, rritje të rrogave dhe pensioneve, në investimin te të rinjtë, në rritje dhe zhvillim, në kujdesin ndaj të varfërve, në mbështetjen e ekonomisë vendore. Do të udhëheqë qeveria e cila nuk di për devijimin e rrugës dhe e cila pas anëtarësimit në NATO, vazhdon drejt anëtarësimit në BE”, theksoi Zaev dhe me këtë rast dërgoi uratë për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, me rastin e 19-vjetorit të nënshkrimit të saj.

Presidenti Pendarovski, përpara se t’ia japë mandati foli shkurt.

“Në bazë të nenit 84, në pajtueshmëri me nenin 90 të Kushtetutës dhe propozimit të koalicionit “mundemi”, për mandatar për formimin e qeverisë e caktoj Zoran Zaevin, kryetarin e LSDM-së dhe deputetin e Kuvendit të Maqedonisë”, tha Pendarovski.

Stevo Pendarovski - Zoran Zaev
Stevo Pendarovski – Zoran Zaev

Sipas nenit 90-të të Kushtetutës, pas marrjes së mandatit, në afat prej 20 ditëve në Kuvend duhet që të dorëzohet programi dhe të propozohet përbërja e Qeverisë. Qeverinë me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh shumica e deputetëve nga numri i përgjithshëm i deputetëve – 61.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close