Ambasadorja e Britanisë, Rachel Galloway nga Tetova uroi Ditën Ndërkombëtare të Rinisë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Rachel Galloway gjatë një vizite në Tetovë, e ka uruar këtë ditë me një mesazh shpresëdhënës për rininë në këtë kohë pandemie. Ajo ka përmendur dhe projektet e financuara nga Mbretëria e Bashkuar që punojnë të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

“Në ditën ndërkombëtare të rinisë unë dua të flas për mbështetjen tonë në projektet që i aktivizojnë të rinjtë ne Maqedoninë e Veriut për të mësuar, hulumtuar dhe kontribuar. Ne të gjithë duhet te adaptohemi me mënyra te reja te punës dhe te jetesës me paraqitjen e Covid-19. Unë dhe ekipi im në ambasadën e Britanisë kemi punuar në distance për 5 muajt e kaluar dhe un e di se prej kur shkollat u mbyllen shume prej jush keni mësuar edhe prej ne shtëpi. Por, rinia janë të shpejt për tu adaptuar, me shpresën se ndjehen të sigurt. Unë kam qenë në Tetovë kohët e fundit dhe kam dëgjuar interpretues të rinj të talentuar në një shfaqje të mahnitshme dhe të distancuar. Ky recital i mrekullueshëm ishte pjesë e projektit të Institutit për Udhëheqje dhe Politikë Publike që inspiron te rinjtë të jenë kreativ dhe të angazhuar me shoqërinë dhe komunitetet e tyre. Unë besoj se shumë prej jush kanë përdorur platformën e arsimit Eduino të financuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe të hartuar nga UNICEF“- tha ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, në Maqedoninë e Veriut, Rachel Galloway.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button