fbpx

Putin: Rusia regjistroi vaksinën e parë në botë kundër COVID-19

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se vaksina e parë në botë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) është regjistruar në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një takim me anëtarët e qeverisë në Moskë, Putin tha se vaksina e zhvilluar nga qendra hulumtuese kombëtare “Gamaleya” ka një regjistrim zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë së Rusisë.

Kreu i qendrës hulumtuese Gamaleya, Alexander Gintzburg, tha se vaksina bazohet në adenovirus dhe përmban grimca të vdekura të koronavirusit të cilat nuk mund të shumohen dhe për këtë arsye janë të sigurta.

Gintzburg tha se megjithatë, ajo mund të provokojë një reagim imun siç është temperatura e lartë për paraqitjen e substancave të huaja.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërkohë që sipas të dhënave nga Universiteti amerikan John Hopkins, SHBA është vendi më i prekur me rreth 5,1 milionë infeksione, e ndjekur nga Brazili me mbi 3 milionë infeksione dhe India me rreth 2,2 milionë ineksione.

Rusia deri më tani ka regjistruar rreth 891 mijë raste të konfirmuara me COVID-19.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close