U konfimuan disa raste me Covid – 19 në mesin e udhëtarëve nga Shkupi, Finlanda do të obligojë testimin dhe karantinën për udhëtarët nga MV

Finlanda do të vendosë testim dhe karantinë të detyrueshme për udhëtarët prej shteteve të caktuara me rrezik të lartë, kanë njoftuar autoritetet finlandeze sot, pasi 24 prej 157 udhëtarëve që kanë ardhur nga Shkupi kanë rezultuar pozitiv me Covid – 19, shkruan Reuters, transmeton Portalb.mk.

Testimi vullnetar u organizua në aeroportin Turku në Finlandë të shtunën, për të gjithë udhëtarët që kanë fluturuar nga Shkupi, pasi autoritetet kanë gjurmuar fluturimet nga Maqedonia e Veriut dhe Rumania, si dy burimet kryesore të infektimeve të fundit të korona virusit në Finlandë, u ka thënë gazetarëve ministri i Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Krista Kiuru.

“Epidemia ka origjinën në Ballkan”, tha Kiuru duke iu referuar rritjes së lehtë të infektimeve në Finlandë.

Testimi dhe karantina dyjavore e detyrueshme do të zbatohet për çdokënd që vjen nga shtetet me më shumë se 8-10 raste të reja të Covid-19 për 100.000 banorë, gjatë 14 ditëve të fundit.

Aktualisht, ky rregull zbatohet për pjesën më të madhe të vendeve, duke përjashtuar 25 vende si Italia, Japonia, Greqia dhe Norvegjia, ku infektimet mbetet në numër të ulët.

Gjatë javës së kaluar, Finlanda ka shënuar mesatarisht 2.3 raste të reja për 100.000 banorë për 7 ditë.

Kiuru deklaroi se, linjat ajrore do të kenë për detyrë të informojnë udhëtarët e tyre nëse ato do të jenë të detyruar t’i nënshtrohen testimit për Covid – 19, pasi të mbërrijnë në Finlandë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button