Policia ka ngritur kallëzim penal për qytetarin nga Kumanova i cili në vend izolimit shkoi në Austri

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se ka ngritur kallëzim penal ndaj qytetarit 50 vjeçar për arsye se në kohën kur duhej të ishte në izolim shtëpiak, ai gjendej jashtë vendit, transmeton Portalb.mk.

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 50 vjeçarit M.S. nga fshati Llopat, Kumanovë, për shkak të dyshimeve për vepër penale për shkak mosrespektimit të rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”, raportojnë nga MPB-ja.

Më 12 qershor, Qendra për shëndet publik kishte dorëzuar listën në SPB Kumanovë, në të cilën gjendej i dyshuari. Gjatë kontrollit nga punonjësit policore më 16 qershor, ishte konfirmuar se përkundër masës për izolim në kushte shtëpiake më 11 qershor, ai kishte shkuar në Austri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button