Shkupi një vit pa ndërmarrje për qentë endacak, 422 qytetarë janë kafshuar prej muajit janar

Që nga fillimi i vitit, 422 qytetarë janë kafshuar nga qentë endacak në Shkup. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, mesatarisht, çdo ditë raportojnë nga dy qytetarë se janë kafshuar nga qeni nëpër rrugët ose parqet e kryeqytetit, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.mk.

Në buletinet e përditshme të Ministrisë së Brendshme, ka pasur një numër të shtuar të raportimeve për personat e sulmuar nga qentë në rrugë në muajt mars dhe prill, kur ishte në fuqi ora policore dhe ishin të mbyllura kafenetë dhe restorantet. Nuk kaloi ditë pa një raportim të qytetarëve se janë kafshuar nga qentë.

Për momentin Shkupi nuk ka një ndërmarrje për qentë endacak sepse e njëjta ende është duke u rinovuar. Në prill të vitit të kaluar, pas themelimit të ndërmarrjes së re të Qytetit të Shkupit për kafshët e rrugës “Laika”, qendra në Vardarishte u mbyll për shkak të sëmundjeve infektive dhe lëshimeve në punë. Që atëherë, ka filluar rinovimi i plotë i ndërtesës, i cili vazhdon ende.

Kryetari Petre Shilegov tha se qendra e kafshëve të pastrehë do të vihet në veprim së shpejti.

“Puna ndërtimore është vonuar pak për shkak të pandemisë Covid-19. Po mbarojmë dhe në një kohë shumë të shkurtër do të vihet në përdorim. Qentë do të kenë ngrohje nën dysheme, ventilim, kuti plotësisht të rinovuara, por edhe pjesë të jashtme ose kushte siç nuk kanë qenë deri më tani. Në periudhën e kaluar, qyteti gjithashtu ka punuar në programin për trajtimin e qenve në rrugë, për të zgjidhur këtë problem “, theksoi Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button