fbpx

100 ditë pa asnjë rast të ri, ky vend duket se e fitoi betejën me Covid-19

Edhe njëherë, Zelanda e Re kthehet në një histori suksesi për Europën dhe botën mbarë që ende është duke luftuar me shifrat e të infektuarve të rinj apo viktimave nga Covid-19, shkruan Class.

Kështu, në një raportim zyrtar gjatë ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë së Zelandës së Re bëri me dije faktin se që prej 100 ditësh asnjë rast i ri me koronavirus nuk është raportuar në këtë vend. Sigurisht, kjo është një arritje historike në një kohë kur Australia e afërt numëron çdo ditë raste të reja, ndërsa në SHBA numri i të infektuarve i ka kaluar pesë milionë. Në Zelandën e Re, që prej fillimit të pandemisë janë raportuar vetëm 1,219 raste, shumica në prill dhe maj, ndërsa nga kjo shifër totale vetëm 23 raste janë aktive.

Zelanda e Re mori masa agresive që ditën e parë kur rastet e para me koronavirus u identifikuan. Vendi me pesë milionë banorë hyri në një izolim drastik në prill, muaj kur edhe u mbyllën shkollat ​​dhe pothuajse të gjitha bizneset, përfshirë shpërndarjen e ushqimit. Deri në qershor, shumica e kufizimeve ishin ende ekzistuese në vend, ndërsa kufijtë e Zelandës së Re mbeten të mbyllura.

Tani, jeta i është kthyer normalitet për shumicën e Zelandës së Re, me bare, restorante dhe aktivitete sportive të hapura, por zyrtarët e shëndetit publik thanë se ata po qëndrojnë vigjilentë për mundësinë e një shpërthimi tjetër, pra valës së dytë të pritshme të Covid-19.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close