Drejtoresha e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor në vetizolim

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Irina Sotirova Buhova ka informuar se prej sot është në vetizolim 14 ditor, sepse ka kontaktuar me një familjar që ka rezultuar pozitiv në Kovid – 19, njofton Portalb.mk.

Në kumtesën e publikuar në ueb faqen e këtij inspektorati, Buhova ka theksuar se teksti i parë ka treguar se është negativ por se do të qëndrojë sipas rekomandimit epidemiologjik.

“Në bazë të rekomandimit të epidemiologëve unë jam në vetizolim dhe do të jem 14 ditë. Kam pasur kontakt me person pozitiv, anëtar i familjes sime më të ngushtë. Ndjej detyrim që ta informojë opinionin. Ndjehem mirë, nuk kam asnjë simptomë. Testi i parë më doli negativ, por sipas rekomandimit epidemiologjik, do të qëndrojë në shtëpi. Gjatë gjithë periudhës së krizës korona, i kam respektuar të gjitha protokollet, maskën, dezinfektimin, si dhe distancën fizike”, thuhet në kumtesën e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button