fbpx

RMV, statistikat për 24 orët e fundit, 85 të infektuar dhe 4 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 85 raste të reja me virusin korona, katër persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 45 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 11.839, të shëruarve në 7.664, të vdekurve në 527, ndërkaq momentalisht në vend kemi 3.648 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Personat që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit:

  • Nga Shkupi – 70 vjeçar dhe 84 vjeçar
  • Nga Dibra – 62 vjeçar
  • Nga Shtipi – 66 vjeçar

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë të shëruar 42:

  • Manastir – 3
  • Kërçovë – 7
  • Shkup – 1
  • Veles – 2
  • Demir Hisar – 2
  • Tetovë – 13
  • Delçevë – 1
  • Sveti Nikollë – 13

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.188 testime, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë 114.807 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close