Bjellorusi, qytetarët drejt kutive të votimit për zgjedhjen e presidentit

Shtetasit e Bjellorusisë sot shfrytëzojnë të drejtën për zgjedhjen e presidentit të ri për shkak të përfundimit të mandatit të presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, trannmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vend ndodhen 6.844.932 votues dhe procesi i votimit kryhet në 5.767 vendvotime, 44 prej të cilave janë jashtë vendit.

Procesi zgjedhor fillon në ora 08:00 me kohën lokale dhe përfundon në 20:00.

Zgjedhjet ndiqen nga rreth 50 mijë vëzhgues lokalë dhe 248 vëzhgues të huaj.

Zgjedhjet presidenciale do të pranohen si të vlefshme në rast se në votime marrin pjesë më shumë se gjysma e votuesve në listat e votimit.

Kandidati presidecial do të zgjidhet gjithashtu në rast se fiton më shumë se gjysmën e votave të votuesve që marrin pjesë në votime. Nëse asnjë kandidat nuk mer më shumë se gjysmën e votave, atëherë dy kandidatët që marrin më shumë vota shkojnë në raundin e dytë të votimit.

Kutitë e votimit u hapën që në fillim të javës me procesin e “votimit të parakohshëm” për ata persona që nuk mund të shkojnë në votim ditën e zgjedhjes. U njoftua se në 5 ditët e fundit në votime pati pjesëmarrje mbi 41 për qind.

– Në garën e zgjedhjeve presidenciale garojnë 5 kandidatë

Krahas presidentit aktual Lukasheno, në zgjedhje garojnë bashkëkryetari i Lëvizjes Govori Pravdu (Thuaj të Vërtetën), Andrey Dmitriyev, ish-deputetja e dhomës së ulët të parlamentit bjellorus, Anna Kanopatskaya, kreu i partisë social demokrate Gramada të Bjellorusisë, Sergey Cherechen, dhe Svetlana Tihanovskaya.

Mandati i Alexander Lukashenkos, i cili në Bjellorusi kryen detyrën e presidencës duke u zgjedhur për pesë herë që nga 1994, përfundon këtë vit.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale të mbajtura në vitin 2015, Lukashenko u zgjodh duke marrë 83,49 për qind të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button