Esper: SHBA-ja do të reduktojë numrin e ushtarëve në Afganistan

Sekretari amerikan i Shtetit, Mark Esper thotë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të shkurtojnë numrin e forcave ushtarake në Afganistan “nën 5,000 trupa” deri në fund të muajit nëntor. Sekretari Esper i bëri këto komente gjatë një interviste dhënë për Fox News më 8 gusht, transmeton REL.

Këto komente të Esper janë në një linjë me paralajmërimin e bërë më herët gjatë kësaj jave nga presidenti amerikan, Donald Trump lidhur me planet e tij për zvogëlimin e prezencës ushtarake në këtë shtet.

Shtetet e Bashkuara aktualisht kanë rreth 8,600 trupa në Afganistan. Presidenti Trump në një intervistë të publikuar më 3 gusht nga Axios, ka thënë se SHBA-ja planifikon që ta zvogëlojë këtë numër në rreth 4,000.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button