RMV, nuk ka biletë të kombinuar për tren dhe transport urban, taksistët ilegal kanë plotë punë

Nu ka lëvizje nga autoritetet kompetente për të filluar përdorimin e biletës së kombinuar për tren dhe transport urban që do ta përdornin qytetarët, të cilët udhëtojnë çdo ditë në relacionin Shkup-qytetet përreth sikur Velesi, Kumanova dhe Tetova. Nga Hekurudhat e RMV-së – Transport për Meta.mk informojnë që deri tani nuk kanë biseduar me Qytetin e Shkupit dhe NQP-Shkup rreth mundësisë për filluar përdorimin e biletës së kombinuar për tren dhe transport urban në kryeqytet, transmeton Portalb.mk.

“Në shumicën e vendeve më të zhvilluara të BE-së në përdorim është biletë e kombinuar për tren dhe transport urban në pjesën dërmuese të qyteteve ku ekziston dhe metro urbane. Në atë rast bileta vlen për cilin do lloj të transportit publik që zhvillohet në qytet. Për të filluar përdorimin e biletës së kombinuar të transportit ndërurban hekurudhor për pasagjerë dhe transportit urban me autobusë, duhet të hartohet studim për kushtet, mundësitë operative dhe teknike për realizimin e këtij projekti” – thonë nga Hekurudhat e RMV-së – Transporti.

Studimi i këtillë jo vetëm që nuk është hartuar dhe me sa duket nuk ka as vullnet për të filluar përdorimin e biletës së kombinuar. Kërkuam përgjigje nga NQP-Shkup dhe nga Qyteti i Shkupit nëse planifikojnë të fillojnë të përdorin biletën e kombinuar dhe çfarë aktivitete ndërmarrin për t’u përfshirë lehtësimi i ri për qytetarët, mirëpo deri sot nuk kemi marrë përgjigje.

Në ndërkohë, shifrat e udhëtarëve të transportuar edhe me transport publik urban në Shkup, por edhe me atë hekurudhor për pasagjerë janë në rënie të vazhdueshme. Për të ardhur në punë ose në shkollë nga Velesi, duhet të paguhet veçmas biletë prej 2.450 denarë për Hekurudhat e RMV-së – Transporti dhe biletë e veçantë mujore prej 1.600 denarë për NQP-Shkup që të mund çdo ditë të arrihet në destinacionin e dëshiruar.

Prandaj, taksistët joformal kanë shumë punë dhe gjithnjë rritet numri i udhëtarëve të cilët përdorin transport të këtillë ndërmjet Shkupit dhe qyteteve përreth. Taksistët joformal janë fleksibil, shumë shpesh shkojnë deri në destinacionin që e kërkojnë udhëtarët edhe atë me çmime konkurrente. Edhe ndarja e vendeve në automjete gjithashtu shënon tendencë të rritjes së shfrytëzimit nga qytetarët të cilët udhëtojnë ndërmjet këtyre qyteteve.

Si rezultat i kësaj, të dhënat statistikore tregojnë ulje të vazhdueshme të numrit të udhëtarëve që udhëtojnë me tren. Në vitin 2011 nga stacionet hekurudhore në Veles, me tren kanë udhëtuar 477.000 udhëtarë, ndërsa vitin e kaluar këtë mjet transportues e kanë përdorur vetëm 162.000 udhëtarë. Rënie të numrit të udhëtarëve ka edhe në NQP-Shkup, ashtu që në vitin 2015 janë transportuar 52,9 milionë udhëtarë në transportin publik të Shkupit, ndërsa vitin e kaluar ai numër është zvogëluar në 44,2 milionë udhëtarë.

Bashkë me rënien e interesit për përdorim të transportit publik dhe trenave për udhëtarë, rriten ose nevojat për subvencione shtesë për mirëmbajtje të transportit në NQP-Shkup ose rriten borxhet në Hekurudhat e RMV-së – Transport, që çdo vit marrin subvencione nga Qyteti i Shkupit dhe nga Ministria për Transport dhe Lidhje.

Krahas asaj që nuk është inkorporuar biletë e kombinuar për transport publik dhe tren, “Meta.mk” veç ka shkruar që qytetarët nuk mund ta transportojnë biçikletën në trenat për udhëtarë dhe transportin publik në Shkup, ndërsa nuk ka as parkingje e as mundësi për huazim të biçikletave në stacionet për autobus dhe ato hekurudhore. Integrimi i këtyre llojeve të transportit dhe fillimi i përdorimit të lehtësimeve të reja për qytetarët është mundësia e vetme për rritjen e numrit të udhëtarëve, vlerësojnë ekspertët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button