fbpx

Timonie: Qeveria të krijohet shpejt për të vazhduar me reforma efikase

Ambasadori i Francës në Shkup, Kristijan Timonie, në deklaratë për gazetën KOHA, thotë se pret që së shpejti të formohet qeveria e re dhe të vazhdojë me konsolidimin e reformave drejt rrugës evropiane të vendit.

“Shpresoj se qeveria e re do të krijohet së shpejti, për të vazhduar me reforma efikase dhe të besueshme, si dhe për të konsoliduar rrugën evropiane të vendit . Gjyqësori, lufta kundër korrupsionit, reformat në arsimi dhe zhvillimi i ekonomisë duhet të jetë detyra kryesore e qeverisë së re”, deklaroi Timonie.

I pyetur për atë se a ka për Francën dhe BE-në ndonjë palë të favorizuar që duhet të krijojë shumicë të re parlamentare, Timonie thotë se sistemi demokratik është i hapur dhe duhet të krijohet një shumicë e re e bazuar në programe. “Sistemi demokratik është i hapur dhe duhet të krijohet një shumicë e bazuar në një program, dhe një qasje parimore për të rivendosur besimin e njerëzve në institucione”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close