fbpx

Drejtori i Qendrës së Kulturës, Tetovë: faza e parë e ndërtimit të Qendrës ka përfunduar, jemi në pritje të fazës së dytë

Ka përfunduar faza e parë e ndërtimit të Qendrës së re të Kulturës në Tetovë. Drejtori i kësaj Qendre Artan Asllani, thekson se ka ngelur vetëm proces verbali dhe pritet të formohet Qeveria për të filluar faza e dytë. Faza e parë duhej të përfundonte në dhjetor të vitit 2019, por sipas drejtorit është shtyrë për shkak të procedurave burokratike, njofton Portalb.mk.

Edhe pse faza e parë e ndërtimit të Qendrës së Kulturës duhej të përfundojë në dhjetor të vitit 2019, ashtu siç ka theksuar më herët drejtori i Qendrës së Kulturës për Portalb, përfundoi disa ditë më parë.

“Faza e parë ka përfunduar para disa ditësh, ka ngelur vetëm proces verbali të bëhet. Tani jemi në pritje të fazës së dytë. Por, së pari të formohet qeveria, pastaj do të shohim si do të rrjedh procedura dhe çfarë vendimi do të merret”, tha Asllani.

I pyetur nga Portalb.mk, se pse nuk janë ndëshkuar përgjegjësit për zvarritjen e punimeve, ai thotë se punimet kanë mbaruar në dhjetor, ndërkaq faza është bllokuar në procedurat administrative.

“Punimet janë zgjatur nga arsyet që janë përmendur më herët problemi me dislokimin e trafostacionit dhe mënjanimin e barakave. Punimet janë kryet në kohë më 20 dhjetor ndërsa puna e procesverbalit është shtyrë shkaku i pandemisë dhe nuk paraqet asnjë pengesë për fazën e dytë, është thjeshtë proces administrate dhe burokracie. Gjithashtu qendra për kulturë ka kryer gjitha procedurat e nevojshme për hapjen e tenderit edhe për fazën e dytë, pritet vetëm dritë jeshile nga Qeveria”, shtoi.

Ndryshe, kostoja e fazës së parë për ndërtimin e objektit ishte projektuar në 13.5 milionë euro ndërsa me fillimin e fazës së dytë dhe shpalljen e tenderit për rregullimin e brendshëm çmimi do të arrijë në 40 milionë euro. Ndërkaq, gurë-themeli për ndërtimin e këtij objekti u hodh më 28 nëntor të vitit 2014.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close