RMV, shumica e mësuesve dhe prindërve e përkrahin rihapjen e shkollave në shtator

Shumica e drejtorëve të shkollave të anketuar, mësuesve dhe prindërve janë për rihapje të shkollave me mësim në klasa ose model të kombinuar të mësimit në klasë dhe mësim në distancë. Mendimi bazohen në rezultatet preliminare nga hulumtimi “Përvoja dhe qëndrime për mësim në distancë gjatë kohës së pandemisë KOVID-19” të publikuar sot nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, UNICEF-it, Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup dhe partneri Reaktor – hulumtim në aksion, njofton Portalb.mk.

Bazuar në vlerësimin gjithëpërfshirës në të cilën janë marrë mendime prej rreth 10.000 të anketuarve, thuajse 59% nga drejtorët e anketuar, 58% nga mësuesit e anketuar në shkollat fillore dhe 48% nga mësuesit e shkollave të mesme dhe 46% të prindërve të anketuar e përkrahin mësimin e rregullt në klasë në pajtueshmëri me protokollet. Nga ana tjetër, 36% e drejtorëve, 33% të mësuesve të shkollave fillore dhe 38% të mësuesve të shkollave të mesme dhe 35% e prindërve e përkrahin modelin e kombinuar të mësimit në klasë dhe në distancë.

“Edhe pse edhe deri tani në mënyra të ndryshme, direkte dhe indirekte marrim njohuri për përvojën e aktorëve të përfshirë në tërë këtë proces, megjithatë, ky hulumtim është më relevant dhe rezultatet e mara më mirë i mbledhin përvojat e individëve në rolin e drejtorit, mësuesve dhe prindërve”, deklaroi ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

“Një pjesë e këtyre rezultateve të cilat sot do të prezantohen, tanimë janë integruar në planet dhe politikat të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e realizimit të poltiikave-edukative të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e realizimit të procesit edukativo-arsimor në të ardhmen, i cili duhet që të harmonizohet në realitetin e ri, në kushtet e reja për edukim të të gjithë neve, a më pas ta mbajë funksionin dhe qëllimin e saj themelore. Pjesa tjetër e gjetjeve nga hulumtimi do të ingerohen, thënë në mënyrë popullore, në varësi prej nevojave”, shtoi Ademi.

Përfaqësuesja e UNICEF-it tha se gjithnjë e më shumë ka prova negative nga mbyllja e shkollave, të cilat lënë pasoja afatgjate ndaj mësimit të fëmijëve.

“Pas mbylljes së shkollave dhe çerdheve, sistemi arsimor shpejtë u riorientua drejt mësimit në distancë që ishte shumë me rëndësi për fëmijët që të mos mbeten pas me mësimet. Ka gjithnjë e më shumë dëshmi për ndikimin negativ nga shkollat e mbyllura, me pasoja afatgjate ndaj mësimit të nxënësve, sigurisë, shëndetit dhe mirëqenies. Nëse hapjen e shkollave nuk e kemi prioritet, do të shohim regres në përfitimet arsimore të marra në vitet e kaluara. Interesat më të mira për fëmijët patjetër duhet të jenë qendrore gjatë miratimit të vendimeve për atë kur dhe si shkollat sërish do të hapen”, tha përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricija di Xhovani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button