Kosovë, shkoi në 300 numri i të vdekurve nga COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 16 persona të tjerë të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë, duke e çuar në 300 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 196 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, me çka numri i tyre i përgjithshëm ka shkuar në 9.688.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 475 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 39.278 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftojnë për 134 pacientë të ri të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më tani në 5.480, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button