Bullgari, protestuesit kërkojnë por qeveria nuk do japë dorëheqje

Qeveria e koalicionit në Bullgari ku protestat në rrugë për dorëheqje të qeverisë vazhdojnë prej 29 ditëve, ka vendosur të mos japë dorëheqje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Liderët e dy partive që formojnë koalicionin zhvilluan një takim në kryeqytetin Sofje.

Në këtë mbledhje u vendos që qeveria të mos japë dorëheqje dhe që zgjedhjet parlamentare të mbahen në pranverën e vitit 2021.

Valeri Simeonov, lideri i Partisë Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) që është partner i koalicionit në një deklaratë tha se, “Qeveria qëndron në krye të detyrës dhe do të vazhdojë detyrën e saj deri zgjedhjet parlamentare që do mbahen në pranverën e ardhshme. Boyko Borisov do të përfundojë mandatin e tij si kryeministër. Përpara nesh nuk alternativë tjetër. Qeveria nuk përkulet përballë presionit të rrugës”.

Protestuesit vazhdojnë protestat e tyre prej 29 ditësh në mbarë vendin me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Boyko Borisov dhe të kryeprokurorit Ivan Geshev.

Kryeministri Borisov në një deklaratë të bërë dje ishte shprehur se mund të tërhiqej nga detyra e tij dhe se zv.kryeministri Tomislav Donçev mund të dërgonte në dorëheqje qeverinë në muajin shtator.

Qeveria e koalicionit në Bullgari përbëhet nga partitë Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë (GERB) dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button