Jahoski i BDI-së u bë deputet, Elsan Nurçeski u zgjodh u.d kryetar i Pllasnicës

Pas zgjedhjes së Ismail Jahoskit për deputet ka mbetur i zbrazët vendi i kryetarit të komunës së Pllasnicës dhe për një periudhë të caktuar funksionin e kryetarit të kësaj komune konform ligjit për pushtet lokal do ta kryejë anëtari i Këshillit të kësaj komune, Elsan Nurçeski, shkruan MIA.

“Jam i caktuar të ushtrojë detyrën e kryetarit të komunës së Pllasnicës nga ana e kryetarit të deritashëm Ismail Jahoski i cili është zgjedhur deputet nga radhët e BDI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kam nderin dhe kënaqësinë që përfaqësoj komunën e Pllasnicës. Funksionin do ta kryejë me nder, përgjegjësi dhe në mënyrë transparante si dhe konform Kushtetutës, statutit të komunës, aktet nënligjore dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Nurçeski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button