Liban, është rritur në 113 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Bejrut

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i djeshëm në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, është rritur në 113, njoftoi ministri i Shëndetësisë i vendit, Hamad Hassan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Numri i të vdekurve nga shpërthimi i djeshëm në Portin e Bejrutit është rritur në 113. Po ashtu, kemi 4.000 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur”, tha Hassan në një deklaratë për mediat.

Hassan tha se kanë rënë dakord për funksionalizimin e spitaleve fushore për trajtimin e të plagosurve, duke shtuar se ministria ka kërkuar përcaktimin e lokacioneve ku do të vendosen spitalet në fjalë.

Ndryshe, një zjarr në një depo që përmbante eksploziv në Portin e Bejrutit çoi në një shpërthim masiv të martën, duke shkaktuar dëme masive materiale në disa lagje të kryeqytetit.

Shpërthimi u dëgjua në gjithë qytetin dhe periferitë e tij.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban e ka shpallur Bejrutin qytet të goditur nga katastrofa dhe njoftoi gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet për dy javë.

Shpërthimi i së martës thellon problemet e vendit që tashmë vuante me muaj nga një krizë e rëndë ekonomike dhe polarizimi politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button