fbpx

Asnjë operator ekonomik nuk është i interesuar që të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja”

Rrënimi i objektit pa leje që është nisur të ndërtohet te QT “Mavrovasja”, duket se nuk do të jetë aq e thjeshtë dhe e shpejtë, sa dukej. Në thirrjen publike që ka shpallur Komuna e Çairit, asnjë operator ekonomik nuk ka paraqitur ofertë për të realizuar rrënimin e objektit. Në këtë mënyrë, rrënimi i objektit do të zvarritet edhe më tej, pasi tani duhet të ndiqen procedurat vijuese që parasheh ligji për furnizime publike në rastet si kjo, kur në thirrjet publike nuk parashtrohet asnjë ankesë, shkruan Portalb.mk.

“Në procedurën e hapur për furnizim publik për rrënimin e objekteve pa leje nuk është paraqitur asnjë ofertë. Nga dita e nesërm do të hapim procedurë të re për furnizim publik. Operatorët ekonomik kanë afat 7 ditë që të parashtrojnë ofertë, në qoftë se edhe atëherë nuk paraqitet asnjë, atëherë do të veprohet në përputhje me ligjin për furnizime publike, derisa të gjendet operatori ekonomik i cili do ta realizojë rrënimin”, deklaruan për Portalb.mk nga Komuna e Çairit.

Në rast se edhe në thirrjen e dytë nuk paraqitet asnjë operator, atëherë sipas ligjit, vijon procedura e negocimit, ku operatorëve u dërgohet ftesë direkte.

“Ligji parasheh që të shkohet me një tjetër procedurë, pas dy tentimeve të pasuksesshme, procedurë me negocim, është procedurë më e veçantë pak më e thjeshtë, për të gjetur operator. Ju dërgohet ftesë direkte operatorëve ekonomik që merret me atë veprimtari. Por, kjo do të ndodhë vetëm pasi të shteret mundësia e dy procedurave të rregullta”, thanë nga kjo komunë.

Ndërkojë, investitori që ka nisur ndërtimin e objektit pa leje para QT “Mavrovasja” mbetet akoma i panjohur.

Pas kontrolleve të kryera nga ana e inspektorëve, është konstatuar se ndërtimet kryhen në mënyrë ilegale, megjithatë Komuna e Çairit, “nuk ka arritur që të konstatojë se kush qëndron pas këtyre ndërtimeve.”

Aktvendimi për largimin e objektin nga ana e inspektorëve është lëshuar më 10 korrik, megjithatë gjatë kontrolleve të kryera dhe tentimeve për ta dorëzuar aktvendimin, inspektorët kanë takuar në objekt vetëm punëtorët, të cilët nuk kanë marrë përgjegjësi për ta pranuar aktvendimin.

Më 22 korrik Komuna e Çairit shpalli kërkesën për rrënim të objektit në dy gazeta ditore, duke i lënë hapësirë investitorit që 8 ditë pas përfundimit të shpalljes, të largojë vetë objektin. Megjithatë, ai nuk është shfaqur akoma dhe në këtë mënyrë komuna është e obliguar që të rrënojë objektin.

Në lidhje me këtë rast, edhe Ministria e Punëve të Brendshme  ka ndërmarrë aktivitete për të konfirmuar nëse ka elemente të veprës penale dhe për këto aktivitete ka informuar Prokurorinë Publike. Ndërkohë, Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore dhe së bashku me policinë, kanë kërkuar nga Kadastri informata për pronësinë e parcelave para QT “Mavrovasja”.

Objekti në fjalë po ndërtohet në lokacion ku ka qenë i pozicionuar më herët lokali “Fontana”, i cili muaj më parë u përfshi nga zjarri. Zjarri përfshiu gjithçka duke lënë vetëm skeletin e strukturës metalike të lokalit afër përmendores së Hasan Prishtinës.

LEXO: Komuna e Çairit nesër do të shpallë ofertat për zgjedhjen e kompanisë që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja

LEXO: Komuna e Çairit nuk e ka gjetur akoma pronarin e objektit pa leje në QT “Mavrovasja”, rrënimi nuk pritet të ndodhë së shpejti

LEXO: Komuna e Çairit thotë se “personi i panjohur” ndërton objekt ilegal në QT “Mavrovasja”, vendimi për rrënim duhet të kalojë disa procedura

LEXO: Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close