Sheshi i Ohrit është vërshuar nga shirat e rrëmbyeshëm

Shiu i rrëmbyeshëm që kaploi sot Ohrin, ka shkaktuar vërshime në sheshin e qytetit. Në video e publikuara në rrjete sociale shihet se si sheshi i Ohrit është nën ujë.

DPHM paraprakisht gjatë ditës së sotme, paralajmëroi se nën ndikim të aktivitetit të ciklonit vijon mot me vranësira të ndryshme, jostabil dhe më freskët me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima.

Edhe krahas paralajmërimeve për reshje të rrëmbyeshme të shiut në ditët në vijim,nga kjo drejtori thane se nuk ka rrezik nga derdhja e disa lumenjve më të vegjël në vend, por është e mundur dalja e ujit në mjediset urbane.

Sipas Drejtorisë, në disa vende reshjet pritet të jenë më intensive, afatshkurte dhe të jenë në formë të motit të lig të shoqëruar me erë të fuqishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button