Sindikatat me kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimit të rrymës në RMV, nëse nuk rriten edhe pagat në protesta e greva

Rritja rekorde e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë e Maqedonisë së Veriut për 7,4%, ka shkaktuar reagim te qytetarët, por jo vetëm kaq. Kryesia e organet më të larta të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, e cila në përbërjen e saj ka të bashkuar 18 sindikata, të premten do të mblidhen për të diskutuar dhe marrë qëndrim për masat që do t’ua propozojnë autoriteteve si kundërpërgjigje ndaj rritjes së energjisë elektrike. Kërkesat e tyre mes tjerash do të parashohin edhe rritje të pagave të punëtorëve, shkruan Portalb.mk.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dimovski, në një bisedë me gazetarin e Portalb.mk, në lidhje me atë se cili është qëndrimi i tyre në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike, ekskluzivisht tregon se të premten ata do të mblidhen dhe do të marrin qëndrim zyrtar për këtë çështje, i cili do të jetë me kërkesa dhe propozim për rritjen e pagave me qëllim që të mos dëmtohen punëtorët.

Darko Dimovski

Gjithçka që shtrenjtohet në këtë kohë të pandemisë është punë e keqe, ne do të marrim një qëndrim të përbashkët të 17 sindikatave. Çdo ditë po shtrenjtohet benzina, vaji etj. Të premten do të mblidhemi dhe do të dalim me kërkesa konkrete.  Ne do të themi jemi kundër për shtrenjtimin e rrymës, por ne do të bëjmë reciprocitet që nëse është shtrenjtuar rryma, duhet të rriten pagat. Do të bëjmë një qëndrim që nesër të mos thonë ja vetëm thatë dhe aq. Ne do të themi, nëse i rrisni çmimet duhet të rritet standardi. I dëgjojmë duke thënë se ky apo ai nuk punon, por megjithatë të gjithë punojnë, përveç hoteleve dhe kafeneve të cilat kanë disa rregulla, të tjerët punojnë, pra mundemi të bëjmë ndonjë përjashtim në thonjëza për turizmin pasi që me të vërtetë ata nuk punojnë”, thotë për Portalb.mk, Dimovski.

Në lidhje me atë se rritja e çmimit të energjisë elektrike është bërë për shkak të kërkesës së kompanive ELEM dhe MEPSO, Dimovski thotë se kompanitë duhet që të punojnë nga kapitali i tyre dhe jo të dëmtohen punëtorët.

“Kompanitë me punën e punëtorëve e kanë bërë kapitalin, e tani thonë kemi bllokuar. Kemi bërë kapital? kemi ndarë anash mjete?, e tani ato mjete duhet të shfrytëzohen. Nuk është qëllimi, për shembull, kapitali është rritur për 300%, ndërkaq pagat janë rritur të themi për 25%. Patjetër duhet të intervenojmë në marrëveshjet kolektive me rritje të standardit jetësor”, shprehet Dimovski.

Ai nuk e përjashton edhe mundësinë e protestave dhe grevave në rast se nuk pranohen kërkesat e tyre.

“Fillimisht do të propozojmë, nëse nuk e marrin parasysh atëherë do të bëjmë paralajmërime për protesta e greva – ashtu bëhet trysnia sindikale, por patjetër duhet t’u themi që ju e keni bërë këtë dhe përgjigje ndaj kësaj që e keni bërë është kjo, dhe ua tregojmë kërkesat”, thotë Dimovski.

Rritja e çmimit të rrymës – problem i të gjithë qytetarëve

Aktivistja qytetare Mirjana Naçevska, e cila është edhe anëtare e Sindikatës së Pavarur Nacional, për Portalb.mk, thotë se nuk është përkatëse rritja e energjisë elektrike, ndërkaq sipas saj, protestat që po bëhen duhet t’i bashkojnë të gjithë qytetarët, pasi që kjo rritje është në dëm të të gjithëve.

Mirjana Najcevska
Mirjana Najçevska

“Defintivisht vlerësoj se është jopërkatëse, jo vetëm për këtë moment, por edhe fare që të rritet çmimi i energjisë elektrike, duke mos u vendosur si në kontekstin e asaj që paraqet sociale, varfëri, mundësi të qytetarëve dhe lartësi të të ardhurave të tyre dhe në kontekst të asaj se sa këto ndërmarrje që kërkojnë rritje të rrymës kanë kontribuar ose kanë mundësuar shfrytëzim të llojeve të tjera të energjisë siç është e diellit, erës ose mbeturinave me qëllim të sigurimit të burimeve të energjisë të cilat do të ishin përkatëse me mundësitë e qytetarëve. Ajo që nuk më pëlqen se ashtu edhe si herëve tjera protestat nuk janë të organizuara dhe nuk bëhen në mënyrë që do të dëshmonin se tërë kjo në mënyrë të barabartë i tangon të qytetarët. Protestat nuk i bashkojnë të gjithë qytetarët dhe nuk e ngrenë zërin qytetar, të cilët janë të tanguar nga kjo rritje. Kam përshtypje se këto protesta ndodhin në mënyrë që më shumë u konvenon disa strukturave partiake se sa që janë me të vërtetë qytetare dhe sigurojnë reagim qytetar ndaj situatës. Ky është problem i përgjithshëm dhe duhet të gjithë duhet të ngritën dhe ta kundërshtojnë situatën, por kam përshtypje se  tërë kjo do të shkojë në dallgët në varësi se cila parti politike do ta kapë. Ky është problem është që duhet t’i bashkojë dhe protesta duhet të ketë edhe në vendet ku janë shumicë maqedonase, përveç se në Tetovë, Çair e Gostivar”, vlerëson Najçevska.

KH - Uranija Pirovska
KH – Uranija Pirovska

Nga ana tjetër, drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Uranija Pirovska, në një deklaratë për Portalb.mk, thekson se ata kanë reaguar ndaj rrymës elektrike dhe e përkrahin çdo protestë demokratike që tregon revoltën qytetare.

“Ne jemi kundër shtrenjtimit të rrymës dhe përkrahim Ne gjithmonë i përkrahim të gjithë format demokratike të tregimit të revoltës nga ana e qytetarëve. Gjithsesi ne do ta monitorojmë të shohim se si do të bëhet, pra zyrtarisht bëjmë zyrtarizim, e para për shkak të sjelljes së policisë. Gjithsesi jemi “për” protestën”, tha Pirovska.

Ndryshe, vendimi i Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike është skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët  se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

Pas rritjes së çmimit, u paralajmërua protestë në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Çair për të enjten në ora 19:00. OJQ-të dhe Sindikatat kanë reaguar, dhe vendimin e quajnë skandaloz dhe kërkojnë që i njëjti të tërhiqet menjëherë. Gjithashtu reagoi edhe koalicioni ASH-AAA i cili kërkoi që MEPSO dhe ELEM të heqin dorë nga shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe njëkohësisht çmimi të lirohet për 20%. Pos tyre pati dhe një së reagimesh nëpër rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button