Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti në vend do të jetë kryesisht me vranësira, më i freskët dhe jostabil me reshje shiu, bubullima dhe erë të fuqishme.

Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm dhe breshër të izoluar. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 15 në 23, ndërsa e ditës nga 26 deri në 31 gradë. UV indeksi do të jetë 6.

Në Shkup, me vranësirë, më freskët dhe jostabil me reshje përmbytëse shiu, bubullima dhe erë të fuqishme. Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në 20, ndërsa temperatura ditore do të arrijë në 28 gradë.

DPHM paraprakisht paralajmëroi se nën ndikim të aktivitetit të ciklonit vijon mot me vranësira të ndryshme, jostabil dhe më freskët me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima.

Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë, veçanërisht nesër dhe pasnesër, kur pritet shi i rrëmbyeshëm (mbi 30 litra në metër katror), erë e fuqishme, zbrazje elektrike dhe paraqitje të izoluar e bubullimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button