Padi penale kundër një gruaje nga Shkupi e cila ka luftuar në radhët e Shtetit Islamik në Siri

Një grua 38-vjeçare nga Shkupi shkoi dy herë në Siri, ku luftoi në radhët e Shtetit Islamik, njofton MIA.

Sektori për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në kuadër të Departamentit për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz ngriti padi penale kundër L.S. (38) nga Shkupi në Prokurorinë Themelore Publike për procedimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “ndihmë”, ndërsa në lidhje me veprën penale “pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, formacione paramilitare ose parapolicore”.

E akuzuara, u largua nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në dy raste dhe qëllimisht u nis për në Siri, ku mori pjesë në aktivitetet e organizatës “Shteti Islamik” (SHI).

Më 10 mars të këtij viti në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit e akuzuara u deportua me fluturim nga Stambolli për në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button