Vendim i rëndësishëm i UEFA-s para finales në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës

UEFA ka bërë një ndryshim për finalen e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, që mund të thotë shumë për klube të caktuara, shkruan MIA.

Siç është konfirmuar nga Nion, kartonët e verdhë shlyhen pas përfundimit të katër ndeshjeve të mbetura nga e teta e finales, në garën më elitare të Evropës dhe ndeshjeve të tjera nga e teta e finales së Ligës së Evropës.

Kjo do të thotë që PSZH, Atalanta, Atletiko Madrid dhe Lajpcig, të cilët tashmë kanë arritur në çerekfinale, janë “pastruar” nga kartonët.

Ekipet fituese nga ndeshjet e mbetura të të tetës së finales (Barcelona – Napoli, Çellsi, Baern Mynih, Mançester Siti – Real Madrid dhe Juventus – Lion), do të transferojnë vetëm pezullime të mundshme, gjegjësisht nëse dikush është në një kartë pezullimi dhe e fiton atë, nuk do të mund të luajë në çerekfinale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button